/ATSH/- Ekspertët e bankave presin lehtësim të standardeve të kreditimit për individët përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, si për kredinë e dhënë për blerje banese, ashtu dhe për financim të konsumit, pas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë që raportoi për shtrëngim me 1,4% të standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e I-rë të këtij viti.
Sipas tyre, niveli i konkurrencës në sistemin bankar, vendimet e Bankës së Shqipërisë, gjendja e likuiditetit, si dhe mjaftueshmëria e kapitalit të bankës do të vazhdojnë të jenë faktorë me kontribut në kahun lehtësues të standardeve të kredisë dhënë individëve.
Ndërsa evidentojnë se, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme do të ndikojnë pozitivisht në lehtësimin e standardeve të kreditimit, por në një shkallë më të ulët krahasuar me faktorët e tjerë.
Banka Qendrore evidenton se, kushtet me të cilat jepet kredia rezultuan në kahun lehtësues në tremujorin e parë të vitit 2015. Politika lehtësuese e standardeve të kredisë dhënë individëve u zbatua kryesisht nëpërmjet zgjatjes së maturitetit maksimal të kredisë dhe ngushtimit të marzhit mesatar të kredive.
Ndërsa kërkesa e individëve për kredi vlerësohet pozitive, por në ngadalësim krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2014. Balanca neto e përgjigjeve që raportojnë bankat, shënoi vlerën 2.9%. Sipas qëllimit të përdorimit, bankat raportojnë kërkesë në rritje për kredinë me qëllim financimin e blerjes së banesës. Ekspertët e bankave kanë vlerësuar në rënie kërkesën për financimin e konsumit. Balanca përkatëse rezultoi -9.4 % nga 7.2% që ishte në tremujorin e mëparshëm
/Shqiptarja.com