Pagesat online/ BSH projekt-rregullore me kriteret e anëtarësimit në SEPA, ul kostot e transfertave jashtë

Teksa vendi po bëhet gati për tu bërë pjesë e sistemit unik të pagesave, Banka e Shqipërisë ka hartuar projekt-rregulloren për “Për Përcaktimin e Kërkesave për transfertat e Kreditit dhe të Debitimit Direkt në Euro”.

“Kjo rregullore përcakton kërkesat për transaksionet e transfertave të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën Euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zonës SEPA”, thuhet në projekt-rregullore.

Projekt rregullorja ka të specifikuara kushtet që duhet të respektojnë të gjithë ofruesit e shërbimeve të pagesave. Në të po ashtu shkruhet se kjo rregullore do të zbatohet pa rënë ndesh me kërkesat e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, përveç se do të mundësojë transferta e pagesa në kohë rekord, do të sjellë ulje të kostove të komisioneve për transfertat e qytetarëve apo bizneseve drejt shteteve që janë pjesë e Sistemit unik të pagesave.

Shoqata e Bankave thotë se infrastruktura për të bërë pagesa online është e ngritur, por qytetarët duhet të heqin dorë nga përdorimi i parasë cash. Sipas kreut të shoqatës Bledar Shella, edhe pse ka rritje të pagesave elektronike, ende jemi prapa rajonit.

“Me anë të telefonit mund të kryesh transaksione, mund të shikosh llogarinë, mund të paguash tatimet, mund të mbushësh kartën telefonit. E gjithë infrastruktura ekziston thjeshtë është dëshira e popullatës të njihet më shumë me bankat dhe të shmangin cash, pasi cash ka edhe më shumë rrezik por ka edhe më shumë kosto si të procesimit apo koha e transfertave. Nga të gjithë indikatorët që ne shikojmë, janë në rritje të ndjeshme, si pjesa e popullatës me llogari bankare, ashtu edhe numri i transfertave që kanë një rritje të ndjeshme vit pas viti, numri i kartave bankare si karta krediti dhe debiti. Të gjithë indikatorët në rritje, por do të thosha që jemi ende larg si nga mesatarja e rajonit por dhe e Evropës”, shprehet Bledar Shella.

Na ana tjetër fuqizimi më shumë i pagesave dhe i transaksioneve elektronike shikohet edhe si mundësi për të reduktuar paratë cash në ekonominë e vendit. 

Për Bankën e Shqipërisë anëtarësimi i vendit në SEPA që pritet të ndodhë në muajin qershor 2024, përveçse do të sjellë modernizim të sistemit të pagesave, do të sjellë përfitime për ekonominë reale, për shkak se pjesa më e madhe e transaksioneve financiare ndërkufitare kryhet me vendet e BE-së, ndaj përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë për sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha.

(Kliko për të parë dokumentin e plotë)

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork