BSH 'skaner' ekonomisë shqiptare, totali i borxheve 6,1 trilionë lekë

Për herë të parë, Banka e Shqipërisë publikoi rezultatet e një “skaneri” të ekonomisë shqiptare, i cili tregon flukset e kursimeve dhe borxheve për të gjithë sektorët nga bankat, bizneset, qeveria, individët dhe flukset me jashtë vendit. Ekonomia shqiptare sipas kësaj llogaritje më 2017 është  deficitare, me rreth 702 miliardë lekë, vlerë kjo e akumuluar ndër vite. Totali i borxheve në ekonomi rezultoi 6,1 trilionë lekë, teksa totali i kursimeve ishte rreth 5,4 trilionë lekë.

Prej nga vijnë dhe ku shkojnë paratë në ekonominë tone

Kusimet totale 5.4 trilionë lekë, 33% i zotërojnë familjet

Detyrimet totale, 6.1 trilionë lekë

Individët, pasuria neto 1.55 trilionë lekë

Bankat, pasuria neto 7 miliardë lekë

Në Shqipëri vetëm familjet e kanë bilancin pozitiv, çka do të thotë se kursimet i kanë shumë më të larta se borxhet. Në fund të vitit 2017 pasuria neto e familjeve shqiptare ishte rreth 12 miliardë euro, duke u bërë kështu huadhënësi kryesor për qeverinë dhe bizneset. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, bizneset, qeveria dhe disa pjesë të sistemit financiar janë në borxhe. Rekordin e mban qeveria, e cila ka borxhin më të lartë në vend, prej rreth 5.6 miliardë eurosh.

Edhe bizneset raportojnë detyrime të larta, por një pjesë e konsiderueshme e tyre është investime. Mjetet dhe detyrimet e sektorit financiar paraqiten në volume të konsiderueshme krahasimisht me ato të sektorëve të tjerë, për shkak të rolit ndërmjetës që kanë ato në ekonomi. Për ekonomitë familjare, mjetet financiare në thelb tejkalojnë detyrimet, kryesisht për shkak të nivelit të lartë të investimeve në formën e depozitave, si dhe investimeve në formën e pjesëmarrjeve në kapitalin e bizneseve. Krahasimisht me dimensionet e sektorëve të tjerë, mjetet dhe detyrimet financiare të sektorit të qeverisë së përgjithshme janë minimale.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër