BSH takim me mediat: Sfidë edhe për vitin 2024 është inflacioni por situata ekonomike është pozitive!

BSH takim me mediat: Sfidë edhe për vitin 2024 është inflacioni por situata ekonomike është pozitive!

Ekonomia e vendit po performon në mënyrë pozitive thotë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një takim me gazetarë e përfaqësues të mediave, por thekson se sfidë vijon të jetë inflacioni i lartë.

“Aktiviteti  ekonomik  ka  ardhur  në  rritje,  duke  mundësuar rritje të punësimit e të pagave dhe përmirësim të gjendjes financiare të  bizneseve.  Paralelisht  me  të,  borxhi  publik  dhe  borxhi  i  huaj  i  ekonomisë  shqiptare  kanë pësuar rënie,  ndërkohë që kursi  i  këmbimit  të  lekut  ndaj  monedhave  të  huaja  është  forcuar dhe treguesi  i  kredive  me  probleme  mbetet  në  nivele  të  ulëta. Dua të theksoj se gjendja e përgjithshme financiare e sektorit bankar paraqitet e shëndetshme, duke garantuar kështu një burim të rëndësishëm për financimin e aktivitetit ekonomik në vitet në vijim”, tha Sejko.  

Guvernatori thekson se banka mbetet e angazhuar për të vazhduar me rritje të normës bazë të interesit me qëllim mbajtjen në kontroll të inflacionit.

“Inflacioni ka vijuar të shënojë rënie gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke shënuar një vlerë mesatare prej 4.1%. Megjithatë, duke vlerësuar presionet e brendshme inflacioniste si relativisht të forta, Banka e Shqipërisë vendosi të vijojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, duke rritur normën bazë të interesit në nivelin 3.25%. Siç e kemi theksuar edhe më herët, nëpërmjet kësaj rritjeje synojmë kthimin e inflacionit në objektiv, në një kohë të arsyeshme dhe me kosto sa më të ulëta për ekonominë”, pohoi guvernatori.

Mbrojtja e familjeve dhe kthimi i inflacionit në objektiv brenda vitit të ardhshëm, do të jenë në fokus të qëndrimeve të  politikës monetare, tha Sejko për mediat.

“Parashikimet tona për të ardhmen mbeten në territor pozitiv. Mbështetur në ecurinë e favorshme  të  zhvillimeve  ekonomike  në  vend  si  dhe  në reagimin  e  politikës  sonë  monetare,  ne  parashikojmë që ekonomia  shqiptare  do të vazhdojë të rritet më tej gjatë  viteve  në vijim. Në përputhje me këto pritshmëri, reagimi i politikës monetare do të synojë që kjo rritje të mos përkthehet në inflacion, duke mbrojtur fuqinë blerëse  të  familjeve  shqiptare  dhe  duke  ndihmuar  shëndetin  e  përgjithshëm financiar të ekonomisë. Siç  e kam theksuar edhe më parë, politika monetare do të vijojë të ruajë rolin e saj esencial për rritjen e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë shqiptare, nëpërmjet garantimit të stabilitetit të çmimeve dhe fuqizimit të shëndetit financiar të ekonomisë”, tha guvernatori.

Gjatë takimit vlerësuan edhe tre punime diplome me ccmime. Me çmimin e parë u vlerësua Aurora Kapo, studente në Universitetin VanAmsterdam, Hollandë me temën e diplomës: “Narrative economics: Central Bank Communication and Inflation Expectations”. Me çmimin e dytë u vlerësua z. Virjosin Stafasani, me temën “The relationship betëeen Market Efficiency, Expected Return and Volatility in the Stock Market“ nga Universiteti i Greenëich, Angli. Dhe me çmimin e tretë u vlerësua zj. Krista Kozmai, studente pranë Universitetit Europian të Tiranës, me temën: “ Frika” nga kursi i lirë i këmbimit, rasti i Shqipërisë”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 04/01/2024 15:18

    Pozitive per nje pjese!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!