BSH ul normën bazë të interesit
në 1.5%, tjetër rekord historik

BSH ul normën bazë të interesit<br />në 1.5%, tjetër rekord historik
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, duke e zbritur atë në një tjetër nivel historik prej 1.5%.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshilli Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, deklaroi Gent Sejko, guvernator i BSH-së, në një deklaratë për mediat.

Kjo është hera e 15-të që institucioni qendror ul normën bazë, që nga shtatori 2011, kur filloi një politikë agresive të lehtësimit monetar.

Përmes kësaj lëvizjeje Banka e Shqipërisë synon të ulë koston e parasë në ekonomi, duke i bërë kreditë më të lira dhe nxitur sipërmarrjet të investojnë e individët të blejnë, ndërkohë që kursimtarët nuk janë të interesuar të mbajnë më paratë në banka për shkak të interesit të ulët.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023