/ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e kredisë për të gjithë afatet e maturimit, në muajin tetor ishte 7.66%, duke zbritur gati me 1 pikë përqindje në raport me një muaj më parë.

Sipas ekspertëve të sistemit bankar, politika lehtësues monetare e BSH-së po reflektohet për kredinë në lekë, duke i mundesuar  bizneseve dhe individëve të marrin kredi në lekë me interesat më të lira se në vitet e më parshme.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesat kanë shënuar rënie për të gjithë maturitetet, por më e ndjeshme kjo renie ka qene për kredite 6 mujore.

Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë agresive monetare, me synim nxitjen e kreditimit. Nga shtatori i vitit 2011, norma bazë është ulur 13 herë, nga 5.25% në 2.25%.