BSH zbardh objektivat strategjikë të zhvillimit të saj 2016-2018

/ATSH-E,Xhajanka/- Strategjia Afatmesme e Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2016-2018 përbën dokumentin më të rëndësishëm të zhvillimit institucional të Bankës së Shqipërisë për periudhën e ardhshme tre vjeçare.
Banka Qendrore ka zbardhur disa nga objektivat strategjikë të zhvillimit të saj, që përcaktohen në këtë strategji:
Ruajtja e stabilitetit të çmimeve, në përputhje me objektivin për inflacionin dhe forcimi i besimit të publikut në stabilitetin e çmimeve dhe në monedhën kombëtare.
Banka e Shqipërisë do të synojë të kontrollojë inflacionin rreth nivelit 3%. Për këtë qëllim, do të ndiqet regjimi i shënjestrimit të inflacionit dhe do të zbatohet një regjim i luhatjes së lirë të kursit të këmbimit.
Forcimi i stabilitetit financiar.
Në përmbushje të përgjegjësive dhe rolit të Bankës së Shqipërisë për stabilitetin e sistemit financiar do të punohet në drejtim të realizimit të një kuadri të plotë të politikës makroprudenciale, ku do të identifikohen objektivat e (ndërmjetëm) të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim dhe instrumentet për mënyrën e zbatimit të politikës makroprudenciale; konsolidimit të metodave që përdoren aktualisht për vlerësimin e rrezikut sistemik;
Forcimi i mbikëqyrjes bankare.
Fokusi i mbikëqyrjes bankare do të jetë sigurimi i një sistemi financiar të shëndetshëm, që garanton besimin e qytetarëve, krijon mundësi për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe siguron stabilitet financiar;
Forcimi i sigurisë dhe i efikasitetit të mëtejshëm të tregut financiar.
Banka e Shqipërisë do të intensifikojë përpjekjet për nxitjen e mëtejshme të sigurisë dhe efikasitetit në tregjet financiare me qëllim ruajtjen e stabilitetit të tyre dhe garantimin e qarkullimit të sigurt, të shpejtë dhe me kosto të ulët të parasë në ekonomi. Kjo do të arrihet nëpërmjet rregullimit dhe mbikëqyrjes së sistemeve të pagesave dhe komponentëve përbërës të tyre, si dhe një roli më proaktiv në kuadër të nxitjes së iniciativave të aktorëve të tregut.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin