BUDAPEST- Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezultatet, aspiratat, si dhe rritja e bashkëpunimit ndërrajonal mbi politikat e sigurisë.
Këto janë temat kryesore ku u përqëndrua konferenca e gjashtë e Kryetarve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Budapest ku mori pjesë edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Ky takim i përvitshëm u organizua nën kujdesin e kryetarit të Parlamentit të Hungarisë, z.Laszlo Kover, me të cilin Meta zhvilloi një takim të posaçëm ku u diskutua për forcimin e marrëdhenieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Meta ndër të tjera zhvilloi takime me pjesëmarrës të tjerë në konferencë mes të cilëve me homologun Kosovar, Jakup Krasniqi, me atë të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, të Serbisë Nebosja Steanovic dhe me homologun kroat, Josip Leko.
Në këto takime Meta u ndal tek nevoja e rritjes së marrëdhënive mes këtyre vendeve dhe hartimi i poltikave të përbashkëta në shërbim të stabilitetit të rajonit dhe integrimit të tij në Bashkimin Europian.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com