Medalje në kampionatin europian, 16-vjeçari Samuel Bishanaku: E vështirë të stërvitesh nga babai, synoj Lojrat Olimpike

Samul Bishanaku, fitues i medaljes së argjendtë në stilin e shkëputjes në kampionatin europian në Poloni, është vetëm 16 vjeç dhe ka një endërr të madhe

“Kam dëshirë të fitoj medalje europiane, ndërsa synimi është që të kualifikohem në Lojrat Olimpike të Parisit në 2024,”-u shpreh Samueli.

Pinjoll i një familje sportistësh, me nënë Emiljan Cikon, rekordmene në hedhjen e çekiçit, dhe për baba Sokol Bishanakun, peshëngritës i suksesshëm por dhe ish-trajner i kombëtares kalon permes një disiplinë të rrepte. Aktualisht Sokoli është trajner i djalit të tij, Samuelit. Dhe të stervitesh me babain nuk është aspak e lehtë.

“Është gjë e mirë edhe e keqe. E mira është se të kupton, çfarë problemesh ke, çfarë të duhet për stërvitjen. Por është edhe kjo tjetra se ndonjëherë kur zihemi në shtëpi i mbaj inat edhe këtu në stërvitje,”-tha ai.

Vetëm pak ditë më parë Samueli u rikthye në Tiranë me një medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes në kampionatin europian për U-17 të zhvilluar në Poloni.

“Kishte shumë konkurencë, rivalët ishin nga shtete shumë të fuqishme. Ishte një garë jo e lehtë, por e fortë,”-deklaroi ai.

Shumë i ri, por ai di një gjë të vertetë. Pa stërvitje, nuk ka sukses dhe për të arritur deri te medaljet i është dashur mund.

“Me thënë të drejtën jamë stërvitur shumë, edhe dy herë në ditë. Kjo rutinë për të paktën një vit. Pa stërvitje nuk ka as sukses,”-tha Samueli.

Pas U-17 në rend vjen kategoria e të rriturve dhe Samuel Bishanaku shumë shpejt pritet të bëjë debutimin si profesionist.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë