Më 27 korrik të këtij viti Regjisori Edmond Budina i adresoi publikisht një kërkesë kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar. Në rast të refuzimit të kërkesës, Budina premtoi se do ta mbante shfaqjen, në një tjetër vend, të lirë e të pazaptuar.

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Budina vendosi të gjente strehë në Presidencë. Shfaqjen që pati premtuar se  do ta mbante në një territor të lirë, e mbajti përpara Kreut të Shtetit.

Me qenë se të gjitha hapësirat publike janë të pushtuara prej atyre që shembën trashëgiminë kulturore shqiptare, Teatrin Kombëtar, dhe meqenëse Kryeministri nuk më lejoj t'a shfaq në truallin e Teatrit Kombëtar, mendova që shfaqen time t'a realizoj në të vetmin vend publik të lirë që ka mbrojtur dhe mbron trashëgiminë kulturore, në ambientet e Presidencës së Republikës. Për këtë falenderoj Presidentin e Republikës, Zotin Ilir Meta, dhe stafin e tij për mikpritjen. Në këtë zgjedhjen time personale padyshim ka ndikuar qëndrimi i Presidentit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kombëtare, ruajtjes së Kushtetutës dhe bashkimit kombëtar”, tha Budina.

Monodramën “Profeti i Kokoshkave” të mbrojtësit të Teatrit Kombëtar, Meta e shfrytëzoi edhe për të dhënë një mesazh politik. Nëpërmjet fjalëve të regjisorit, 

Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Të protestosh me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: protesta është qytetari! mos harroni të protestoni për të drejtat tuaja!”, shkruan Meta.

“Profeti i Kokoshkave” është frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane, shprehet Meta.

Sipas kreut të shtetit monodrama “Profeti i Kokoshkave” i Edmond Budinës lindi si shenjë proteste kundër shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe siguroi se dyert e institucionit të presidencës do të jenë të hapura për ata që reshtohen kundër kryeministrit.