Budina: Sot fituam se i nxorëm fytyrën e vërtetë qeverisë! Shihemi nesër në 16:30 (VIDEO)

Për regjisorin Robert Budina, kjo e sotme është një fitore për faktin se i nxorën fytyrën e vërtetë qeverisë. Me fjalimin e tij, protesta e ditës së sotme u mbyll, duke i lënë takim nesër në orën 16:30, përpara Ministrisë së Brendshme.

" Sot kemi korrur një fitore të jashtëzakonshme, se me fjalën e lirë dhe me qytetari që të nxirrte maskën dhe të nxirrnin në sytë te të gjithë popullit qëllimet mafioze, se tani e mësuam se për çfarë luftojnë. Ata bën çmos që ne të mos futemi në BE. Se ne kishim filluar negociatat me BE-në për të restauruar teatrin. Nesër në orën 16:30 do të mblidhemi në protestë kundër tentativës për vrasje, se kur filloi shembja ne ishim akoma brenda. Për të shpëtuar edhe policët nga një makth i madh që i ka zënë ne do ta fitojmë. Me dëshirën për të bërë diçka më të mirë. Shihemi nesër, me një dëshirë më të madhe dhe ta bëjmë atë ndryshim që ju dëshironi dhe ne që kemi ndenjur në Teatër Kombëtar se e kuptuam që nuk e mbronim dot pa mbrojtur demokracinë", tha Budina.


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale