Autoritetet malazeze kanë gjobitur me 230 euro 4 shqiptarë të cilët gjatë udhëtimit të kthimit të tyre nga Franca kishin të stampuar në makinën e tyre flamurin kombëtar. Ata janë ndaluar në Budva dhe janë dërguar në gjykatë me pretendimin se flamuri i stampuar në makinë ishe një provokim për turistët dhe banorët e Malit të Zi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputetja socialiste Ledi Shamku e cila ka shkruar në facebook: '' Marrëdhënie model mes Shqipërisë dhe Malit të Zi?! Pa m’kallxoni shtetarët e mi, ku e shihni modelin? Te fakti që Shqiptarët e Shqipërisë dje u gjobitën nga Gjykata Malazeze me 230 euro për “fajin” se po ktheheshin nga Franca duke kremtuar me flamur shqiptar në makinë, dhe sipas gjykatësit penal malazez paskan “shqetësuar” turistët e Budvës? Te fakti që nuk kemi më asnjë ministër shqiptar në qeverinë malazeze? Ku e shihni modelin, o shtetarët e mi?”
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com