Buffon: Barça? 2 ndeshje të vështira
Champions-i pengu që s’tërhiqem

Buffon: Barça? 2 ndeshje të vështira<br />Champions-i pengu që s’tërhiqem
Rekord i ri i arritur prej tij gjatë ndeshjes Sampdoria-Juventus nuk është i mjaftueshëm për Gianluigi Buffon, që u bë lojtari me më shumë minuta të luajtura në historinë e Juventusit, plot 39681 të tilla dhe tashmë është në kërkim të objektivave të ardhshëm për t’i arritur.

Portieri bardhezi shmangu Leicester, sikurse dëshironte, nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, por shorti e ka vënë kundër një kundërshtari të frikshëm. I pyetur mbi këtë fakt, Buffon nënvizoi:

“Ballafaqimi i dyfishtë me Barcelonën është gjëja më e keqe e mundshme. Do të jetë shumë e vështirë për t’i kapërcyer me sukses katalanasit. Natyrisht, do të jetë diçka e mirë për të luftuar dhe përpjekur të bëjmë diçka të bujshme, ndaj një kundërshtari të madh. Gjithkush motivohet maksimalisht dhe mund të tregojë veten në këto nivele, në të tilla sfida.”

Buffon nuk ka një datë tërheqjeje nga futbolli. E vetmja gjë, që mund ta bindë atë, që “t’i varë dorezat në gozhdë”, është fitimi i Champions-it. “Për vite pyes veten se çfarë më shtyn mua për të luajtur. Eshtë pikërisht kjo betejë, Champions-i.

Fitimi i këtij trofeu përbën një nga motivimet e brendshme më të forta për mua. Nëse do ta kisha fituar Ligën e Kampionëve, ndoshta do të nxitoja për t’u tërhequr”- e mbyll Buffon.


Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…