Portieri i Juventusit Gigi Buffon dhe gazetarja Ilaria D’Amico janë fotografuar ekskluzivisht nga revista javore “Chi”.

Ata po shijojnë pushimet e tyre në Greqi ku shihen  në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje pasionante në bordin e një jahti.

Ky jaht kushton 38 mijë euro për një javë me qera.

buffon

Çifti kanë bërë publike fotot e para të romancës së tyre në fund të qershorit.

Ish-gruaja e Buffon Alena Seredova ka shkruar në rrjetin e saj social ku pozon me dy fëmijët David dhe Louis, “nuk e shohim më të shkuarën… shohim përpara”.

Gjatë Botërorit ajo ishte në Brazil bashkë me dy fëmijët për të ndjekur Italinë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)