Buffon fiton “Golden Foot”, lë pas
Mesin e Ronaldon:Jam duart e mia

Buffon fiton “Golden Foot”, lë pas<br />Mesin e Ronaldon:Jam duart e mia
Portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon ka fituar trofeun “Golden Foot”, që ju dha nga princi i Monakos, Alberto, në një ceremoni që u zhvillua në Montecarlo.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Buffon ka shkruar: ”Gjithmonë kam preferuar duart. Janë duart ato që ndihmojnë. Me duar foshnjat kërkojnë gjirin e nënës. Me duar baballarët u lidhin këpucët fëmijëve. Si fëmijë shikoja duart e prindërve dhe tani kujtoj punën e sakrificën që ata kanë bërë. Sot shikoj duart e mia dhe mund të vërej të gjitha ëndrrat. Me duar ne përqafojmë ata që duam. Kam parë duar që duartrokasin e që luten. Me duart e mia kam arritur ku jam, kam humbur dhe kam fituar. Kam kaluar limitet dhe kam arritur të pamundurat. Me këto duar jam përpjekur të mbaj njerëzit që kanë dashur të shkojnë. Unë jam duart e mia. Ajo çfarë po shenjoj sot këtu nuk është shenjë e 10 gishtave, por një shenjë e asaj që jam, e asaj çfarë kam bërë dhe që do vazhdoj të bëj. Jam i nderuar, i ngazëllyer dhe krenar. Nëse do të mundja do tu përqafoja të gjithëve me këto duar. Me duart e mia".

buffon buffon


Ky çmim u jepet futbollistëve mbi 28-vjeç që kanë pasur një karrierë të suksesshme individuale apo me skuadrat ku debutojnë.
 
Është e vështirë që një portier të marrë një trofe të tillë, por Buffon ka lënë pas emra të mëdhenj si Ronaldo, Mesi, Lampard. Silva apo Pirlo.

Buffon është i katërti italian që fiton këtë çmim, pas Roberto Baggio(2003), Alex Del Piero (2007) e Francesco Totti (2010). ‘Golden Foot” lindi në vitin 2003 dhe mund të fitohet vetëm njëherë në jetë.

buffon

buffon



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat