Buffon, fjalë të mëdha për
pasardhësin e tij Donnarumma

Buffon, fjalë të mëdha për<br />pasardhësin e tij Donnarumma
ITALI-Kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë fjalë të mëdha për pasardhësin e tij Donnarumma.
 
18-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë për Azzurrët në miqësore me Holandën, dhe Buffon këtë ndeshje e pa nga stoli.
 
“Ai është një djalosh dhe një portier me cilësi të jashtëzakonshme fizike dhe mendore”.
 
“Ai mund të jetë biri im, por ai është tashmë i aftë për të qenë portieri për Milanin dhe ekipin kombëtar”.
 
“Kjo nuk është hera e parë që unë e kam shikuar një ndeshje të kombëtares nga stoli, kjo ka ndodhur edhe me Salvatore Sirigun”.
 
“Askush nuk është i përjetshëm, dhe secili ka të drejtë të ketë një shans për të luajtur”, ka thënë Buffon për Ansa. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve