Buffon flet për Strakoshën e
shqiptarët: Fituam falë eksperiencës

Buffon flet për Strakoshën e<br />shqiptarët: Fituam falë eksperiencës
Legjenda e futbollit italian, Buffon ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në ndeshjen e sotme, teksa shprehet se takimi u vendos nga episodet.
 
Ai shprehet se nëse Shqipëria do të kishte shënuar në pjesën e parë, rezultati mund të ishte ndryshe.
 
"Italia fitoi falë eksperiencës, pasi ndeshjen e vendosën episodet. Nëse Shqipëria do të kishte shënuar në pjesën e parë historia mund të ishte ndryshe.
 
Ata bënë një ndeshje të mirë duke na vendosur në vështirësi
" përfundoi ai.
 
Për Buffon ndeshja përballë Shqipërisë ishte e 1000 në karrierë, ndërsa për shqiptarin Strakosha e para.
 
Buffon ka lavdëruar portierin e Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha.
 
Më vjen shumë mirë që kam pasur edhe përgëzimin e popullit shqiptar pasi janë afër nesh dhe kemi një afrim historikisht.
 
Strakosha ishte shumë i mirë dhe e ka merituar këtë debutim. Edhe me Lazion po luan ndeshje të mira kur po mungon Federico Marchetti deklaroi
”Buffon.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë