Bugaçe e ëmbël
Përbërësit:
270 gr sheqer
4 vezë të plota
2 të verdha vezësh
400 ml qumësht
400 ml pana
1 lç vanilje
1 lç fryrës
1 majë luge kripë
150 gr gjalpë
1 lç kanellë
450 gr peta
Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Tresim gjalpin dhe lyejmë tepsinë nga të gjitha anët. Vendosim 2 petë si bazë dhe më pas petët e tjera i lyejmë me gjalpë dhe i vendosim duke i palosur për së gjati. Pjesën e mbetur të gjalpit e hedhim mbi petët dhe i vendosim të piqen në furrë për 20-25 minuta.
Ndërkohë në një tas rrahim vezët (4 vezë të plota dhe 2 te verdha) me sheqerin. Pasi sheqeri të tretet shtojmë vaniljen, fryrësin, qumështin dhe panën. E trazojmë mirë dhe këtë masë e hedhim me garuzhde mbi petët e pjekura. E spërkasim sipërfaqen me pak sheqer kaf dhe e vendosim dhe njëherë në furrë për 25 minuta. Në fund e spërkasim me sheqer pluhur dhe kanellë.