Bujar Asqeriu thirrje deputetëve: Mos i ngulni dhëmbët mbi Teatrin, është krim nëse votoni

Bujar Asqeriu thirrje deputetëve: Mos i ngulni dhëmbët mbi Teatrin, është krim nëse votoni

Aktori i njohur Bujar Asqeriu i pranishëm në protestën e sotme, e cila u zhvillua para ambienteve të jashtme të Kuvendit,  ka bërë një thirrje të fortë, teksa iu kërkoi për herë të fundit deputetëve që të mos votojnë atë projektligj, të mos ngulin dhëmbët mbi Teatrin tonë Kombëtar.

Artistët janë njerëzit më të nderuar të Kombit, që i kanë dhënë shpresë, i kanë dhënë gjakun e tyre këtij vendi. Të nderuar deputetë edhe njëherë po ju them kalojeni në mendjen dhe në zemrën tuaj, dhe do të kuptoni në psiqikën tuaj se nëse votoni këtë ligj është një krim. Dhëmbët tuaj nuk mund të ngulen te ai Teatër, nuk mund ta kafshoni, prandaj ju bëj thirrje për herë të fundit.

Aktori Bujar Asqeriu

Ndërkohë pritet që opozita të bllokojë sërish seancën, ashtu siç ka ndodhur përgjatë dy muajve të fundit, ndërsa qytetarët vijuan qetësisht protestën para Kuvendit.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë