Bujar dhe Anila Zajmi së bashku në një ekspozitë në Paris

/ATSH/.-Artistët e njohur Bujar Zajmi dhe Anila Zajmi Katanolli, atë e bijë, po prezantohen së bashku në një ekspozitë  në Espace, place 26 Denfert Rochereau , Paris 14 ekspozitë e cila duket se ka ngjallur interes në dashamirës të artit dhe miq të qëndres Albinfo, e cila  prej kohësh prezanton artin shqiptar në shumë diapazone.
Në një korespondencë për ATSH-në,  Zamir Mati,  Piktor i Merituar, me banim në Paris shkruan se, "Bujar Zajmi piktor grafist i shquar i artit shqiptar prezanton në këtë ekszpotë nje seri kolazhesh dhe ndërthurje me ngjyra akuarele , guashe dhe pastele".
Ai zgjodhi të prezantojë kërkimet e tij në tematikën e preferuar të përshtypjeve të hershme të figurave dhe njollave piktorike të cilat duke u rikujtuar dhe sjellë në kuadratet e kompozimeve dhe ndërthurjet e vizatimit e ngjyrave të cilat krijojnë një atmosferë të freskët të temave dhe momenteve të preferuara të këndvështrimit të tij, fshatarët malësorë dhe të Shqipërisë së mesme. "Bujar Zajmi luan me vizatimin dhe me shkathtësi vendos ngjyrat pa një obligim të respektimit të asaj që ne jemi mësuar të shohim shpesh herë në imitimin e realeas. Ai kështu abstragon me vizatimin dhe ngjyrën duke na dhënë me forcën e një këndvështrim origjinal përshtypjen e një gjëndje të re, të freskët, me ngjyra të gjalla që ndihmohen nga kontrastet grafike. Këto qëndrime të një kërkimi krijues artistik nuk janë të reja në krijimtarinë e tij të gjatë në kohë ku ai ka formuar personalitetin e Tij", cilëson Zamir Mati .
Në fakt ,  Bujar Zajmi qysh herët është dalluar në grafikën shqiptare e sidomos në ilustrimet e librave dhe revistave të fëmijëve për linjën e shkathët që shoqërohej nga ngyrat e forta pothuaj të vendosur në mënyrë abstrakte në vazhdimësinë e tyre. Herë herë zgjidhja me humor e vizatimit të personazheve të tregimeve apo të poemave e vjershave të ilustruara prej tij të çudisnin për guximin e realizimit të tyre. Të njëjtën karakteristikë ruan Bujar Zajmi edhe tani në punimet e viteve të fundit. Veprat e tij tregojnë një zotërim të mjeshtërisë artistike të cilat kështu formojnë figurën dhe origjinalitetin e një piktori të veçantë të artit pamor Shqiptar.
Ndërsa Anila Zajmi Katanolli prezanton në këtë ekspozitë një seri punimesh të cilat janë kërkime dhe studime të vazhdueshme të artistes. Asaj i intereson figura e njeriut dhe kjo në ato pozicione e poza të cilat nxjerrin në pah veshjet dhe dekorin e tyre. Ajo frymëzohet dhe pasuron figurat e saj me qëllimin kryesor të pasurimit të koleksionit të saj nga i cili nxjerr me një eksperiencë mjeshtërore e ndërton modele të reja për figurat e saj kostumografike që prej vitesh shoqërojnë shfaqet e operas, teatrit apo sfilatave prezantuese të krijuara prej saj. Duket që punimet e Anilës janë më të plota e të ndryshme e me një origjinalitet por në to ndjen dhe kupton se ajo ka ditur të marë nga krijimtaria e të atit atë veçanti të cilën ajo e çon më tej, e pikërisht është guximi krijues, ndalja tek motivet dekorative kombëtare dhe vendosja e tyre në një konteks dhe formë moderne. Punimet e Anilës janë një seri e zgjedhur nga një mori e tërë punimesh të realizuara prej ateliesë së saj "objet d' art", shkruan Mati.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte edhe prezantimi i punimeve të ekspozitës nga Anila mbas propozimit të violinistit të njohur drejtues i grupit " Klandestin" Olen Çesari i cili i kërkoi autores të shpjegonte magjinë e ngjyrave të ekspozitës që të ngjallin punimet në një mbrëmje pranverore pariziane. Violinisti i shquar Olen Çesari e ftoi muzikanten Linda Rukaj e cila studion në Qëndrën Ndërkombëtare Amerikane të Edukimit Muzikor në Paris, të luante me kitaren e saj. Ai ftoi gjithashtu të pranishmit në koncertin e tij i cili do të zhvillohet në Qëndrën Kulturore të Republikës Italiane në Paris në kujdesin e ambasadorëve të Italisë dhe Shqipërisë në Francë.
Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Francë Dritan Tola i cili duke falenderuar autorët e ekspozitës dhe artistët pjsëmarës u shpreh, "se ju jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë që përhapni me punën e veprat tuaja kulturën dhe artin shqiptar në botë e këtu në Europë".
Qendra ALBINFO,  nga një aktivitet në tjetrin  po merr tiparet e Shtëpisë së Shqipërisë. ALBINFO e drejtuar nga zoti Gjergj Themeli me këshillin artistik të përbërë nga Agron Hasku, profesor universitar i gjuhës frënge. Luan Rama shkrimtar dhe publiçist, Georges Leka studjues në fushën e gjuhëve të vjetra të lidhura me civilizimin e hershëm europian, Zamir Mati, Piktor i Merituar,  me programin e zgjedhur vjetor prezantojne kulturën shqiptare nëpërmjet aktiviteteve të larmishme.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja