'Bujqësia e braktisur', Çuçi i përgjigjet Metës: Po bën fushatë me postin, në 'rënie' është vetë Presidenti

'Bujqësia e braktisur', Çuçi i përgjigjet Metës: Po bën fushatë me postin, në 'rënie' është vetë Presidenti

Bledi Çuçi

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur Ilir Metës i cili deklaroi më herët se prej 2017 bujqësia dhe blektoria është shpopulluar.

Sipas Çuçit Meta po bën fushatë me postin e tij, teksa i kujton se kur ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi i ka kujtuar  se deri në 2017 kur ministrinë e kishte LSI numri i përfituesve zbriti nga 2178 fermerë në 2021 në 844 pas 5 vitesh.

Sipas tij, sot 3754 fermerë përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe në dispozicion janë 727 milionë lekë.

Më tej Çuç shton se këto fakte refuzon t’i shohë Presidenti i cili është vetë në ‘rënie të lirë’ që po bën udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës.

"Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta. Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë. Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë. Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme.Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020). Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh.  Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë", shkruan Çuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille