Në takimin që po mbajti me fermerët në Berat, kryesocialisti Edi Rama nuk kurseu batutat. Një pjesëmarrës demokrat tha se bujqësia ka bërë përparësi, por sipas tij, kjo ka ardhur me kohën. Rama ndërhyri duke i thënë se të paktën bien dakord në një gjë, që bujqësia ka ecur, pavarësisht se janë të ndarë për ‘kohën’.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Demokratët ndahen në dy kategori. E madhja është që këtu nuk është bërë asgjë. E vogla, e njerëzve që kanë logjikë por që iu ka mbetur fiksimi që thonë e solli koha.

Qytetari: Unë jam i hapur, biznesin e kam ngritur me familjen time. Edhe me ndihmën e skemave të IPARD dhe mbështetja. Ideja është që t’i themi gjërat siç janë. Bujqësia ka ecur, ndryshe s’ka pasur kaq sera. Janë edhe cilësore në ndërtim.

Rama: Rëndësi ka që të biem dakord që ka ecur përpara goxha. Pastaj se si dhe pse le të rrimë të ndarë, tu thua e solli koha, ne kemi mendim pak ndryshe.

Më tej, kryesocialisti, teksa po fliste për verërat, tha me ironi se qeveria s’ka bërë asgjë për t’i promovuar produktet shqiptare, por interesi i rritur ka ardhur për shkak të kohës, siç deklaroi qytetari. Rama iu drejtua duke i thënë se fiksimin demokrat do t’ia shkulë avash avash si një tapë që të marrë ajër.

“Ti e di më mirë se unë që ka verëra shqiptare që kanë filluar të hyjnë edhe në restorante jashtë. Më shumë mund të penetrojnë nëse do të dimë si t’i promovojmë. Pra ka ardhur momenti se tani se kemi ca themi. Se përpara ishte fillimi etj, por e solli koha se nuk është merita jote Fatos. Ti atje në vreshtat e tua dhe në atë bujtinën tënde rri e dredh zinxhirin, koha i sjell dhe i përmirëson. Tani koha ka sjellë. E solli koha, nuk ke asnjë meritë ti. Edhe rrugën Berat-Skrapar e solli koha. Nuk kemi ça bëjmë ne, do të shkojmë ta shohim se si do ta bëjë koha realitet. Por jemi në të njëjtën gjatësi vale, e rëndësishme është që tek vizioni, puna për të shkuar përpara jemi të ngjashëm prandaj jemi miq përtej fiksimeve. Do të ta heq fiksimin por avash avash, më duhet pak kohë por nuk ta shkula si tapë që të hapësh dhe të marrësh ajër dhe të bëhesh më i lezetshëm, mbaje mend...”, i tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Do hapim një muze vere në Berat! Hyrja në BE, sikur të kesh mushkëri të reja! S'mund të humbasim mundësinë për mustaqet e Çelos! Tregon dy 'rekordet' e tij (VIDEO)