Bujqësia, Kryemadhi: Buxheti më i
vogël se një nga koncesionet e Ramës

Bujqësia, Kryemadhi: Buxheti më i<br />vogël se një nga koncesionet e Ramës<br>
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë diskutimit për buxhetin e bujqësisë për vitin 2018 lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama.  Kryemadhi akuzoi se Rama po përdor paratë e vendit për t’i bërë qoka miqve të tij dhe jo bujqësisë.

“Buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një nga koncesionet. Kryeministri ka bërë qoka për miqtë e tij. LSI ka nxjerrë disa tema kryesore që e shqetësojnë fermerin shqiptar. LSI ka kërkuar përherë buxhet më të madh për bujqësinë” tha Kryemadhi.

Ndërsa nuk munguan akuzat edhe nga ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, sipas të cilit qeveria e ka harruar fshatin. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!