Bujqësia, Kryemadhi: Fermerët do mbështeten drejtëpërdrejtë për rritjen e prodhimit, 200 mln euro do investohen çdo vit

Bujqësia, Kryemadhi: Fermerët do mbështeten drejtëpërdrejtë për rritjen e prodhimit, 200 mln euro do investohen çdo vit

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së ka shpalosur edhe njëherë programin e saj lidhur me bujqësinë.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale, Kryemadhi thotë se gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi ndaj ata duhet të jenë në fokus.

Ajo thotë se fermerët shqiptarë do të mbështeten drejtpërdrejtë për të rritur prodhimin dhe se në vit do investohen 200 mln euro.

“Gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi. Shumë prej tyre janë në kufijtë e mbijetesës. Ndërkohë që shqiptarët shpenzojnë rreth 80 % të të ardhurave të tyre për ushqim. Ndërkohë që sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 % të nevojave për ushqime. Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë. Fermerët shqiptare do të mbështeten drejtpërdrejtë për të rritur prodhimin. Rreth 200 milione Euro në vit do të investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do të mbështeten për njësi prodhimi. Mbështetje direkte do të ketë për cdo të imet apo gjedh të lindur dhe të therur, për cdo zog dhe shpend për mish, që shqiptarët të ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqejë bota. Do të vendosim TVSH 0 % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire. Do të mbështesim industrine ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune. Ne e mbajme fjalën” – thotë Kryemadhi.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 23/02/2021 10:18

    Sudja e perralles me 5 pika hapi thesin. Jo 200 milion euro moj fallxhore po 2 miliard euro do investoje fallxhorja horoskopike leshelike kur te qethen delet.

    Përgjigju
    • raul: 23/02/2021 17:34

      Une them qe Sudja e perralles me 5 pika do hedhe 20 miliard euro per bujqesine, dhe me Tit shkolleshumin si minister shendetesie do hedhe 200 miliard euro. Kur te qethen delet leshelija vjen ne pushtet. Nafije fallxhorja per skrap me 25 prill.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen