Nga ora 13:00 e ditës së sotme deri të hënën në 05:00 të mëngjesit gjithçka do të jetë mbyllur, karantinë totale. Kryeministri Edi Rama dje paralajmëroi se kjo do të jetë fundjava e fundit me këtë regjim sot ka pasur disa replika me komentuesit në faqen e tij në Facebook me qytetarët.

Njëri prej qytetarëve i është ankuar kryeministrit për rritjen e çmimeve, ndërsa përgjigja e Edi Ramës ka qenë "nuk jemi në komunizëm vëlla, tregu i vendos çmimet jo qeveria dhe normal që më parë ishte më pak se nuk i lanin duart shumë njerëz".

Ndërsa një tjetër qytetar, që punon elektricist dhe që thotë se është i pasiguruar e ka pyetur nëse mund të dalë për të punuar në këtë kohë. Kryeministri i përgjigjet duke i thënë se tani nuk mund ta dalë, ndërkohë që i kërkon që të sigurohet pasi informaliteti e ka faturën më të madhe.


Replikat e kryeministrit me komentuesit ne Facebook