BUKË MISRI ME SPINAQ
Përbërësit:
2 gota kos
2 vezë
2 1/2 miell misri
1 lgj vaj ulliri
spinaq
gjizë pa kripë
fara të ndryshme
1/2 kopër
1 lç sodë bukë
1 lç kripë
Përgatitja:
Në një enë, shtojmë kosin, vezët, vaj, kripë, sodë I përziejmë, shtojmë gradualisht miellin, gjizën dhe spinaqin. I përziejmë mirë, shtojmë dhe një dorë me spinaq sikurse dhe gjysmën e farave të lulediellit dhe farat e susamit të bardhë. Këtë masë qulli, e kalojmë në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje, sipër e spërkasim me farat dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta. Më pas e lëmë të ftohet, e nxjerrim nga letra e pjekjes dhe është gati për servirje.