Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika

Bularati, ekstremisti, Dule dhe politika

Fshati Bularat në Dropull, Gjirokastër

Bularat, një fshat shqiptar i banuar me minoritarë, ku pak ditë më parë, nga forcat speciale, u vra ekstremisti grek Kafica, pasi , i kamufluar me uniformen e forcave speciale greke, kishte qëlluar mbi policinë, tani po bëhet ceremonia e varrimit të tij.

35 vjeçari minoritar, si dihet, i pajisur me armë të sofistikuar, në ditën e “JO”-së greke, e cila për çudi përkujtohet në këtë fshat kufitar, pasi qëlloi fillimisht në ajër e pastaj mbi forcat speciale shqiptare, refuzoi të dorëzohej dhe, si ndodh me çdo terrorist në botë, u qëllua.

Pas vrasjes së tij gjithçka u zhvillua marra mendshëm shpejt, sikur dikush ta kishte pritur këtë ngjarje, që nuk mund të ishte e vetme dhe nuk ishte marrë përsipër nga një njeri i vetëm, t cilin, sot, në dite varrimin e tij, ultrasit nacionalistë grekë po e quajnë prijës, njeriu që u prin, e kanë bërë flamur dhe po përcjellin me hymnin e të ashtuquajturit, të Vorioepirit.

Pas vrasjes së tij gjithçka u zhvillua marra mendshëm shpejt, sikur dikush ta kishte pritur këtë ngjarje, që nuk mund të ishte e vetme dhe nuk ishte marrë përsipër nga një njeri i vetëm, t cilin, sot, në dite varrimin e tij, ultrasit nacionalistë grekë po e quajnë prijës, njeriu që u prin, e kanë bërë flamur dhe po përcjellin me himnin e të ashtuquajturit, të Vorioepirit.

Befas ky njeri, i cili në çdo vend të botës do të ishte asgjë tjetër, veçse një i përbuzur, u bë jo vetëm heroi i një lëvizje ultrase, por edhe më tej se kaq, ai u bë njeriu tek i cili po mbështetet politika e forcave agresive në Greqi, i forcave ruajale në Shqipëri ndaj politikës nacionaliste greke, i forcave fetare greke si mbështetja politike, dhe, i heshtjes së forcave opozitare në Shqipëri, të cilët mendojnë se përmes heshtjes do të mund t vijnë në pushtet.

Forcat politike luajale në Shqipëri, ndaj nacionalizmit grek, si ajo e Dules dhe Omonia si duket, kanë pritur një ditë të tillë, për të shprehur publikisht besnikërinë e tyre ndaj padronëve që i futën në politikë dhe që, përmes shantazhit politik dhe shtetëror ndaj shtetit shqiptar, vazhdojnë t’i mbajnë. Opozita e sotme, të cilës i pëlqen të vetëquhet si e djathtë dhe nacionaliste, nuk arriti të dalë nga kompleksi i nënshtrimit ndaj politikës greke dhe nuk shkoi, të paktën, në nivelin e 14 deputetëve grekë që u distancuan nga shpifjet e shtypit ultras grek ndaj ngjarjes.

Zërat e arsyeshëm në shtetin grek po mbyten nga dalldia nacionaliste, nga mbështetja e kishës greke, që kërkon pushtimin e jugut të Shqipërisë, por edhe nga dobësia e shtetit shqiptar, i cili, i zënë ngushtë mes integrimit, marrëveshjeve dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në shtetin fqinj, i vënë në shënjestër, jo vetëm nga utrasit grekë, por edhe nga ” vëllezërit” opozitarë, ka hapur portat që të vërshojnë gjithfarë ekstremistësh, që nga ata që quhen deputetë evropianë, tek ish deputetë radikalë grekë që qëndrojnë pas ngjarjeve tragjike në Himarë, i ekstremistëve grekë dhe i të deleguarve të posaçëm të Kishës Autoqefale ortodokse shqiptare.

Në ditë varrimin e ekstremistit të njohur, në sheshin e fshatit, nacionalistët grekë kanë vendosur parulla kundër shtetit shqiptar, ata këndojnë këngë nacionaliste , himnin e të ashtuquajturit Vorio Epir, mbajnë flamurë grekë ku kanë afishuar thirrje kundër vendit dhe në përkrahje të ultra nacionalizmit, duke zhvendosur një akt terrorist në një çjerrje delirante.

Në mesin e kësaj turme është edhe një deputet i parlamentit të Shqipërisë, i cili, veç të tjerave, ka edhe nënshtetësi shqiptare, ashtu si edhe atë greke.

por është deputet i parlamentit të Shqipërisë. Jo nga dita e sotme, por gjithë herë sa ia ka lejuar politika dhe mendja e shkurtër e politikës sonë.

Quhet Vangjel Dule. Kryetar i një partie që përcaktohet se mbron të drejtat e njeriut. Herë herë në koalicion me të majtën dhe më shpesh me të djathtën. Tani është i opozitës.

Ai i shikon aty parullat me tekst kundër vendit ku është deputet. Ai i dëgjon thirrjet antishqiptare. Ai e sheh dhe dëgjon se si një ekstremist grek po shpallet nga ultra nacionalistët si hero.

Ai i dëgjon thirrjet se Kafica është heroi dhe lideri i tyre dhe se ata, edhe m tej, do të ecin në rrugën e tij. Ai e dëgjon himnin nacionalist grek për Vorio Epirin.

Ai e sheh dhe bëhet pjesë e këtij dëliri ultra nacionalist dhe i duar troket ato. Ai i dëgjon shpifjet që bëhen kundër vendit ku është deputet dhe ku është betuar se do të mbrojë të drejtat, liritë dhe aspiratat e kombit shqiptar.

Njeriu që nuk e pranoi kurrë se ekziston një krahinë, dikur krejt e pastër shqiptare, Çamëria, tani bëhet pjesë e turmës që kërkon Vorioepirin.

Është e tepërt të thuhet se çfarë bën ai aty. Bën atë që ka bërë gjithnjë: që kur ishte dhjak në shërbimin e Janullatosit. Bën lojën e dreqit.

A duhet të jetë ai njëkohësisht, edhe përkrahës i lëvizjes ultra nacionaliste greke dhe deputet i parlamentit shqiptar? Shteti shqiptar, në këtë ditë, vendosi që forcat e tij speciale të heshtin. ndoshta bëri mirë.

Por kjo është një mirësi nga e cila përfitojnë vetëm ata që, një ditë tjetër, do të dërgojnë përsëri një “Kaficas” të ri./dita.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë