I pranishëm në Galerinë e Arteve, ku dy projektet për zgjerimin e bulevardit kryesor do të ekspozohen për dy ditë, kryeministri tha: “Qyteti njohu do të thoja një barbari njerëzore, sepse nuk kam asgjë me betonin me të cilin ne dhe të tjerë krijojnë vepra arti, por betoni u përdor për të asfiksuar qytetarin, dhe rrënuar mjedisin dhe ngushtuar hapësirat dhe cqytetëruar qytetin”
Kryeministri vlerësoi si të vështirë përzgjedhjen e projektit, por njëkohësisht dhe një proces shumë i rëndësishëm.dhe që duhet të ketë parsysh ansamblin natyror të kryeqytetit.
Kryetari i bashkisë Lulzim Basha deklaroi se gara nuk ka përfunduar. Sot të dy studiot finaliste “DAR Group” dhe “Grimshaw Architects” do të paraqesin para publikut, grupit strategjik dhe teknik një prezantim të shkurtër të projektit si dhe studiot do ti përgjigjen pyetjeve të grupit teknik por dhe ato të ngritura nga qytetarët. Edhe nesër përfaqësuesit e projekteve do të argumentojmë se përse projekti i tyre është më i mirë dhe sa i përgjigjet ai parametrave të zhvillimit afatgjatë dhe vizionit tonë për një Tiranë evropiane.
(sg/shqiptarja.com)