TIRANË –Juria e përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës për të vlerësuar projektin më të mirë për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës, ka shpallur sot studion britanike të arkitekturës “Grimshaw”, si projektin më të mirë.
Kryebashkiaku Basha tha se gjatë 3 ditëve të fundit ka patur diskutime e konsulta për projektet finaliste të “Grimshaë” dhe “DAR”. Sipas tij, përparësia që projekti britanik i jep lëvizjes së këmbësorëve e bëri studion "Grimshaw Architect's" fituese.
“Vendimi ishte i vështirë sepse të 7 studiot që morën pjesë në konkurim i përkasin sërës më të kërkuar të arkitekturës botërore”, tha Basha.
PROJEKTI BRITANIK
1-Zgjatje e linjave të ndërtimit duke krijuar më shumë hapësirë për banim. Kryesisht ndërtesa të strukturuara. Gjerësia e bulevardit mbetet 60 metra.
2- Krijimin e energjisë nëpërmjet përpunimit të mbetjeve. Autobus me hidrogjen që ngjitet në kodrën e Paskuqanit.
3- Ndryshime në administrimin e transportit, veç linjave të tramvajit, shtohen linja të tjera që mund të lidhin Aeroportin me qytetin.
4- Strategjia e re parkimit. Parashikohen parkingjet e makinave si ndërtesa konike me kate mbitokësore e nëntokësore. Do të ketë afërsisht 500 vende parkimi makinash. Parkimi i makinave mund të funksionojë para se të përfundojë bulevardi dhe jep mundësinë që qytetarët të krijojnë biznes me të.
5- Parashikohet ndërtimi i një zone sportive për ta vendosur Tiranën në hartën e vendeve të njohura sportive sot apo krijimin e ngjarjeve kulturore, muzikore që gjenerojnë para, duke lejuar edhe koncerte të këngëtarëve të mëdhenj, një katalizator për të gjithë zonën.
Çfarë parashikojnë tri sheshet ose xhepat përgjatë bulevardit dhe ku do të shtrihen hapësirat për ndërtim?
Hapësira e parë që nis nga Stacioni i Trenit, parashikon ndërtimin e një parku me një shesh dhe kafene përreth, që merr trajtat e një sheshi intim, por nga ana tjetër, jo me perimetër të ngushtë vizual. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe ndërtimi i disa godinave me funksion publik. Brezi i dytë parashikon në të dy xhepat rreth bulevardit qendra tregtare. Në hapësirën e tretë, që në njërën anë ka një park me gjelbërim, ndërsa ana tjetër ka ndërtesa me funksion publik, ku bëjnë pjesë që nga biblioteka, Bashkia e re, Opera. Edhe ndërtimet janë të ndara sipas tri hapësirave të “dhomave urbane” të planifikuara. Të gjitha ndërtimet nga Stacioni i Trenit deri tek Bregu i Lumit do të jenë të reja.
AMBJENTALISTI
Projekti fitues i studios britanike “Grimshaw” është mbështetur edhe nga Ambientalisti Sazan Guri.I pyetur nga A1REPORT dhe Shqiptarja.com se çfar të veçante pati “Grimshaw” që u përzgjodh fitues ai tha se ky projekt shmang betonizimin e Tiranës.
“Përgëzoj mënyrën e organizimit të këtij projekti, është një model për të cilin ky vend ka nevojë. Ishte model i një transparence ku marin pjesë qytetarët. Ishte model i një risie të re. “Grimshaw” fitoj jo se ishte më i miri se ai i “DAR” por fituesi solli një thjeshtësi.Solli atë që ne kemi vuajtur betonizimin e madh këto 20 vjet. Po i japim raporte ekologjike vendit. Nuk sollën vepra akademike por sollën atë që njeriu të ndjehet mirë në qytetin e vet.Nuk sollën pasuri ujore por sollën një të mirë të madhe për qytetarët dhe ndërtimin e lumit të Tiranës.
I pyetur se a kishte transparencë dhe a ishte përzgjedhja e vendimit të qytetarëve, Ambientalisti Guri tha “Patjetër që është përzgjedhja më e mirë, me këtë projekt kemi sjellë frymën qytetare”
(aq/kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO - Basha: Ja si do të ndryshojë Tirana