TIRANE- Rreth dy muaj pas perzgjedhjes mes 7 projekteve per zgjatimin e Bulevardit të kryeqytetit si dhe rehabilitimin e lumit Tirana, jane riprezantuar serish sot dy projektet finaliste. Dy kompanitë finaliste që u përzgjedhen me 9 mars te ketij viti janë studiot DAR Group Turkey & United Kingdom , dhe The Netherlands Grimshaw Architects. Fituesja mes dy studiove nderkombetare pritet te shpallet diten e merkure.

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuarsot se projekti i Bulevardit është më madhori, që qyteti po harton për veten e tij në këto vitet e fundit.
“Kjo javë është nga më të rëndësishmet në planifikimin e vizionit të saj afatgjatë. Në 3 ditët e para të kësaj jave në galerinë e arteve ne do të shohim 2 projektet finaliste dhe përfaqësuesit të na argumentojmë se përse projekti i tyre është më i mirë dhe si i përgjigjet ai parametrave të zhvillimit afatgjatë dhe vizionit tonë për një Tiranë europiane” theksoi Basha.

Bulevardi i ri i Tiranës përfshin një zgjatim drejt Paskuqanit 1.7 km, ndërsa rehabilitimi i lumit të Tiranës mendohet në një sipërfaqe prej 6.7 km.
(jd/shqiptarja.com)