Bulevardi i ri i Tiranës, Protesta:
Z. Basha mos na grabit pronën

Bulevardi i ri i Tiranës, Protesta:<br />Z. Basha mos na grabit pronën
TIRANE - Kompensimi i pronës me një vlerë më të ulët se ajo e tregut ka bërë që banorët e zonës së njohur si "Stacioni i trenit" në kryeqytet të protestojnë.  

Shtëpitë e këtyre banorëve preken nga zbatimi i projektit të Bulevardit të ri, dhe ndërsa më parë i ishte premtuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës kompensimi me vlerën e tregut, tashmë atyre i është komunikuar se do të kompensohen me 263 mijë lekë për metër katror.

Pronarët e shtëpive në këtë zonë kanë protestuar gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa vetëm gjatë pasdites aty ka shkruar Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli. Por sërisht banorët kërkuan një komunikim zyrtar lidhur me zgjidhjen e këtij problemi.

Banorët shprehen se do të vijojnë protestat edhe gjatë ditëve në vijim nëse nuk i jepet zgjidhje problemit të tyre, dhe të kompensohen me vlerën e tregut.
 
“Vullnet Topalli ka ardhur me forcat e veta për të vendosur një podium. Kërkojmë kompension të pronës me vlerë tregu. Ne me vlerën 263 mijë lekë nuk jemi dakord, pasi nuk mund të blejmë asgjë. Nuk po gjejmë mbështetje as një shoqëria civile, dhe as nga ndonjë aktor tjetër”, shprehet një banor.
 
Ndërsa një tjetër kërkon mbajtjen e premtimeve për kompensimin e pronës sipas vlerës së tregut “Basha të mbajë premtimin e dhënë për kompensimin e pronës, mjaft me mashtrime”.

ORA 10:00 PROTESTA E BANOREVE: PRONA ESHTE VLERESUAR ME CMIME QESHARAKE
Pronarët e shtëpive që preken nga zbatimi i projektit të Bulevardit të ri kanë protestuar sot kundër vendimit për shpronësimin e banesave që preken nga zbatimi i këtij projekti.

Banorët thonë se shtëpitë e tyre të cilat do të prishen, janë vlerësuar me çmime qesharake dhe jo me vlerën reale të tregut.
 
Sipas vendimit të firmosur dje nga qeveria Berisha për prishjen e 204 objekteve pronarët do të kompensohen me rreth 12.5 milionë eurosh.

“Nuk do të lejojmë që qeveria e bashkia të tallet me ne. Ato kanë bërë vlerësimin me komision të posaçëm dhe direkt i kemi takuar. 15 ditë para fushatës elektorale (2011) kemi takuar Lulzim Bashën dhe na premtoi se do ju dëmshpërblejmë me vlerën reale të tregut por kjo nuk pasqyrohet tek vendimi që firmosi dje Sali Berisha.
Është vlerësuar 263 mijë lekë të vjetra, metri katror. Kjo nuk është vlera reale. Vlera reale është 1200 euro.”- thotë në një prononcim për Tv A1 Report, Spiro Demiraj, një nga pronarët e banesave që do të shemben.

Demiraj thotë se 263 mijë lekë metri katror është vlera e tokës që shitet në Paskuqan dhe kërkojnë ngritjen e një komisioni për vlerësimin real të tokës.
 
“Dy ditë më parë vumë në dijeni. Kemi hartuar një ankesë dhe do ia drejtojmë dhe ambasadës së SHBA-së. Bashkia me një shpejtësi të paparë po punon dosjet tona.
Ku u mbështet Berisha qe vendos çmimin 263 mijë lekë.”- shton më tej Demiraj në një prononcim për gazetaren Bora Shahini.

Banorët thonë se bashkia ka bërë një kontratë të njëanshme.
 “Bashkia ka bërë një kontratë të njëanshme. Ne nuk jemi kundër zhvillimit të qytetit por të mbrojmë interesat tona, na cënohet shtëpia. Më kanë kompensuar 160 milonë lekë të vjetra për 380 m2 , dhe për cdo shtëpi na takon 32 mln lekë ku të shkoj unë të blej. Ka të të tjerë që janë vlerësuar shumë më pak. Kërkojmë të ngrihet një komison të vlerësojë realisht vlerën e tokës. Të marrin referencat nga hipoteka. Dhe 260 mijë lekë metri katror është vlera reale e tokës në Paskuqan dhe jo këtu”
 
 PROPOZIMET E BANOREVE
Banorët propozojnë 2 zgjidhje.
Të japin apartament nga pallatet që janë bosh këtu
Apo tek fidanishtja të ndërtojmë pallate dhe të mos na çojnë në Paskuqan.  

BANORET: BASHA NA VLERESOI SHTEPINE PER NJE COPE BUKE
 Banorët thonë se shtëpitë e tyre janë vlerësuar jo sipas çmimeve të tregut por me çmime të ulëta.
“Jemi tepër të shqetësuar, na ka zhvelëersuar shtëpiat si copë buke, sikur të ishin domate, burrin sëmurë, nnuk i bie ndërmend. Të më bëjë shtëpinë 18 milionë unë blej vetëm një garsoniëere e banjo. Ne do ta mbrojmë me gjak pronën tonë, nuk e merr kush dot”- thotë një banore e zonës për mikrofonin e Tv A1 Report.

“Prona ime është cënuar shumë pasi na kompensojnë me një cmim qesharak, me 70 milionë për tre familje.”- thotë një banore tjetër.
 
PROTESTA E SHOFEREVE
Në protestë sot ishin dhe shoferë dhe pronarë të linjave të autobusëve interurbanë të cilët sot nuk janë lejuar të qëndrojnë, por u kanë thënë të largohen në Laprakë.
 
”Jemi në një situatë të vështirë. Sot në mëngjes kemi gjetur stacionin ntë bllokuar. Ne punojmë me linjat e Durrësit dhe të Shkodrës. Jemi taksapagues të rregullt. Nuk kemi pasë asnjë lajmërim për këtë ndryshim dhe nuk na është komunikuar asgjë për vendin e ri. Vetëm linjat e Tiranës dhe Shkodrës janë 25 autobuza, por janë edhe udhëtarët e Lezhës, Pukës, Shijakut, e linja të tjera. Mesatarisht udhëtojnë 1500 deri në 2 mijë qytetarë në ditë, pasi autobuzët lëvizin çdo 30 minuta. Na kanë thënë të shkojmë në Laprakë por ende nuk na kanë thënë saktësisht se ku” - thonë disa shoferë në një prononcim për tvA1 Report.
protesta te stacioni i trenit
(Në foto, protesta sot pranë stacionit trenit  FOTO TE TJERA)

Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca