TIRANË – Deputetja e PD-së, Raimonda Bulku, ka insistuar në kërkesën thuajse të përditshme të PD-së, drejtuar kryesocialistit Rama, për transparencën e pasurisë së tij dhe të bashkëshortes si dhe blerjet e pallatit dhe shtëpisë së re.

“I njohur për mungesën e dashurisë ndaj grave dhe i përvuajtur nga mungesa e adhurimit të tyre”, - tha Bulku, - “ti ke vërtetuar se ndjehesh mirë vetëm mes 99–shave dhe Mjaft –ushëve të tu, që të ndryshuan jo vetëm ngjyrën e kollares, nga të kuqe në manushaqe, po dhe muret e selisë, madje edhe ato të vilës luksoze që po ndërton në Dajt".

"Partia Demokratike nuk do të kërkojë nga deputetet dhe zëdhënësit e saj, të mos e përshëndesin z. Rama, por pavarësisht nga kjo, ata, në shërbim të transparencës së publikut, do të vazhdojnë t’i bëjnë pyetje Edi Ramës, në lidhje me pasurinë e tij për pallatin e bashkëshortes, faturat e ndërtimit të “pallatit në pajë” dhe çmimin e tokës së vilës në Dajt, edhe pse e dinë shumë mirë se edhe në të ardhmen do të jenë shenjestër e pushkës së këtij “Nastradini”, që më 23 qershor do ta kthejë atë jo vetëm drejt vetvetes, por edhe kundër gjithë Partisë Socialiste", përfundoi Bulku.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)