SOFJE - Qytetarët bullgarë në disa qytete janë ngritur në protesta kundër faturave tejet të larta të energjisë dhe ngrohjes. Me postera në duar, në të cilat shkruhet “Të ndjekim shembullin e Shqipërisë”, ata kanë kërkuar largimin e kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë “CEZ” nga vendi i tyre.
Sipas mediave bullgare, në disa qytete janë organizuar protesta kundër faturave që kanë arritur nivele shumë të larta këtë dimër. Qytetarë nga Sofja, Plovdivi, Varna, Sandanski e shumë të tjerë kanë deklaruar në shtyp se faturat e muajit dhjetor kanë ardhur deri 100% më të larta krahasuar me një vit më parë. Zemërimi i konsumatorëve ka arritur deri atje sa t’i djegin në publik faturat e energjisë, që nuk do t’i paguajnë.
Nga ana e tyre, dy shpërndarëset e energjisë në Bullgari, kompanitë “CEZ” dhe “Energo-Pro” kanë shpjeguar se faturat më të larta të dhjetorit kanë ardhur si rrjedhojë e përllogaritjeve të ndryshme që i bëhen periudhave, motit të ftohtë, festave të fundvitit dhe rritjes prej 14% të çmimit të energjisë që prej gushtit të shkuar.
(ash/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com