BULLGARI - Referendumi për ndërtimin e centralit bërthamor në Bullgari është quajtur i pavlefshëm, për shkak të pjesmarrjes së ulët të qytetarëve. Nga rezultatet paraprake tregohet se vetëm 20 % e bullgarëve morën pjesë në votime, shifër kjo e ulët për të bërë të vlefshëm referendumin.

Partia opozitare socialiste bullgare, BSP nisi një peticion për një referendum lidhur me fatin e centralit të bërthamor të Belene të propozuar nga qeveria.

Ndërkohë ky referendum është vlerësuar si një provë e mbështetjes publike për politikanin e djathtë Kryeministrin Boiko Borisov, përpara zgjedhjeve të korrikut. Masat shtrënguese financiare të ndërmarra nga Kryeminstri kanë ngjallur pakënaqësi tek qytetarët bullgarë.

Termocentrali i ri në Belene, pranë lumit Danub u kundërshtua edhe nga ambientalistët, të cilët thanë se do të ndërtohet pranë një zonë sizmike. Ndërsa grupet e disa aktivistëve kanë deklaruar se kostoja e lartë e projektit prej disa miliarda dollarësh do të nxisë korrupsionin në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)