SOFJE, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Parlamenti bullgar miratoi sot një amendament që shfuqizon afatet ligjore për krimet e rënda të kryera nga zyrtarët nën regjimin komunist.
Ky amendament në kodin penal, miratuar me 111 vota nga 148 deputetë të pranishëm, anulon afatet ligjore që variojnë deri tani nga 30 në 35 vjet për krimet e kryera nga kuadrot e Partisë Komuniste nga viti 1944 deri në 1989.
"Ai do të mundësojë vazhdimin e hetimeve mbi ndryshimin e detyruar të emrave të minoritetit turk në vitet 1984-85", theksoi Tchetin Kazak, deputet i partisë së minoritetit turk MDL.
Kjo fushatë asimilimi nisur nga Partia Komuniste ka shkaktuar të paktën dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Mijëra opozitarë ishin dërguar pa gjykim në kapet e punës. Hetimi gjyqësor nisur në vitet 1990 nuk përfundoi kurrë./
/ec/









