Bullgaria i kërkon Maqedonisë së Veriut ta ndryshojë Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE

Bullgaria i kërkon Maqedonisë së Veriut ta ndryshojë Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE

Flamuri maqedonas dhe bullgar

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, ka thënë të martën gjatë një vizite në Shkup se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim Evropian (BE) është “rruga e vetme” dhe se ajo duhet t’i miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta arritur këtë.

Zheljaskov u takua me me homologun e vet maqedonas, Talat Xhaferi, gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik.

“Për ne është me rëndësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin së bashku drejt BE-së. Vitin e kaluar Kuvendi bullgar e miratoi propozimin francez. Kompromisi është për të mirën e kombeve tona. Qëndrimi ynë nuk dallon nga ai i parlamentit maqedonas”, tha Zheljaskov.

Maqedonisë së Veriut i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën për ta përfshirë pakicën bullgare në preambulës e saj, si popull shtetformues, nëse dëshiron t’i vazhdojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Ky ndryshim parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve të saj me Bullgarinë.

Për miratimin e tyre nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin maqedonas, të cilat për momentin nuk i kanë partitë në pushtet, pasi opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë ngulur këmbë se nuk do t’i mbështesin.

Xhaferi tha se shumica po bënë gjithçka për të siguruar mbështetjen e deputetëve “meqë integrimit në BE ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut”.

Në takimin e sotëm me Xhaferin, Zheljaskov tha se bisedoi edhe për zbatimin e marrëveshjes së vitti 2019 për fqinjësi të mirë dhe uljen e tensioneve mes dy vendeve.

“Duhet ta ndërtojmë besimin, duhet ta kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes dhe garanci për këtë është respektimi i të drejtave të bashkësisë etnike bullgare”, shtoi Zheljaskov.

Derisa kryetari i Kuvendit bullgar përcolli në Shkup mesazhe për nxitjen e dialogut, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, nga Sofja i dërgoi Shkupit një sërë kritikash të ashpra për siç ka thënë “mungesë të vullnetit për bashkëpunim dhe përmbushjen e kritereve për vazhdimin e integrimit evropian”.

“Politikanët në Shkup nuk tregojnë as dëshirë e as konsensus për bashkëpunim. Maqedonia e Veriut nuk tregon asnjë shenjë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë”, tha Jotova gjatë një fjalimi në Universitetin e Sofjes. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen