/ATSH-MIA/ - Bullgaria njoftoi sot se do ta vazhdojë rrethimin me tela me gjemba përgjatë kufirit të saj me Turqinë edhe për 130 kilometra të tjera për të parandaluar hyrjen e numrit gjithnjë e më të madh të refugjatëve, kryesisht nga Siria.
Megjithatë, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, e kritikoi paralajmërimin e kryeministrit bullgar Bojko Borisov duke theksuar se një gjë e tillë do të rrezikonte më shumë jetë dhe do të rriste rolin e trafikantëve të qenieve njerëzore.
"Mbi 18 000 refugjatë, kryesisht nga Siria, ku po zhvillohet luftë civile, kanë kaluar kufirin nga Turqia, që të kërkojnë azil në Bullgari duke rritur presionin e anëtares më të varfër në BE", sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme.
/Shqiptarja.com