BULLGARI- Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB. Shumë shpejtë të dyja vendet do të lidhin marrëveshjet për tregti, ekonomi, kulturë dhe arsim, ndërsa tashmë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e Integrimeve Europiane dhe Euro-Atlantike.
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Bullgari, kërkoi mbështetjen e këtij shteti në negociatat për MSA. Gjatë takimit me homologun e tij, Kristian Vigenin, Hoxhaj theksoi se Kosova nuk duhet të jetë vend i izoluar sa i përket liberalizimit të vizave.
“Në pranverë shpresojmë të përfundojnë negociatat për MSA, këtu kemi nevojë për mbështetjen politike, profesionale dhe ekspertizë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Një çështje tjetër e ndjeshme është liberalizimi i vizave në Kosovë, ngase Kosova në këtë aspekt është vend i izoluar, ishull i harruar, ndërsa qytetarët e kanë të domosdoshme të lëvizin lirshëm”, tha ai.
Ministri Kristian Vigenin tha se Bullgaria është e gatshme të ndihmojnë Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
“Bullgaria e ka njoftuar Kosovën, e ka mbështetur në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare, nuk do të ishte e logjikshme që të mos e mbështesim edhe për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Kështu që PO, kur Kosova të shfaq interesim të bëhet pjesë e OKB-së mund të llogarit në mbështetjen tonë”, tha Vigenin.
Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij Vigenin kanë nënshkruar memorandum me qëllim që vitin e ardhshëm të mbahet një konferencë e përbashkët e bizneseve të të dyja vendeve, për të parë mundësinë e investimeve bullgare në Kosovë.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com