BULQIZE- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të tre shtetasve është rregjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Bulqizë.
Një automjet Tip benz me targa Tr 8749 që udhëtonte në drejtim të Bulqizës ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtuar Qafë Dushk, në aksin rrugor Burrel-Bulqizë.
Tre udhëtarët që ndodheshin në makinë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe fillimisht janë dërguar në spitalin e Buqizës dhe më pas janë nisur menjëherë me helikopter drejt spitalit ushtarak, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton më tej për shkaqet e aksidentit.
(is/eç.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com