Bulqizë, fëmijët braktisin shkollën
në klasë të 5-të, ikin në Maqedoni

Bulqizë, fëmijët braktisin shkollën<br />në klasë të 5-të, ikin në Maqedoni
BULQIZE-Skamja dhe varfëria ka pllakosur fshatin Okshatinë në Bulqizë. Fëmijët e këtij fshati braktisin shkollën që në klasën e 5-të. Ata detyrohen që të shkojnë në “kurbet” që në moshën 10 vjeçare. Mundësi për të fituar bukën e gojës është shteti fqinj, Maqedonia, pasi mundësi për të jetuar është e pamundur me ndihmën ekonomike prej 3 mijë lekësh që marrin nga shteti.
 
Skamje e madhe në fshati Okshatinë, në Bulqizë. Është vetëm 300 metra larg rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë, por asnjë pushtetar nuk e kthen kokën për të parë se çfarë ndodh me këtë fshat. Megjithëse në skamje të madhe ata kanë hapur rrugën me forcat e tyre. Fëmijët e këtij fshati kryejnë vetëm shkollimin bazë prej 5 vitesh, më pas familjarët detyrohen t’ia ndërpresin shkollën pasi nuk kanë mundësi për t’i çuar më tej. Vajzat mbahen në shtëpi ndërsa fëmijët 10-12-vjeç i dërgojnë në fshatrat maqedonase për të punuar për bukën e gojës, pasi ndihma ekonomike që marrin nga shteti është e pamjaftueshme.
 
Deklaratat e banorëve
 
Në fshat jetojmë mizërie, pas asnjë shpresë pa asgjë fare. Nuk punoj në asnjë vend, ku të punoj? Punoj ditë-ditë kur del ndonjë punë privat. Në familje jemi 7 veta, nuk kemi asnjë të ardhur vetëm me asistencë, dhe asistencat herë i heqin, herë i japin. Vajzën e kam hequr nga shkolla në klasë të gjashtë për arsye ekonomike, kemi 3 milionë lekë borxh dhe një ditë do lahet”, tha njëri nga banorët e fshatit.
 
Ndërsa një tjetër banor shprehet: “Jam vetëm me një asistencë dhe marr 52 mijë lekë të vjetra, skam as pension as rrogë, gruan e kam të sëmurë, vajzën e kam të sëmurë, edhe dy fëmijët i kam të sëmurë.
 
Mbaj gomarin vetëm për një thes miell sepse s’kam si e sjelli dhe karroca nuk shkon. Premtime janë bërë sa të duash, vijnë zgjedhjet dhe thonë që do e rregullojmë, por ama asgjë”, tha një tjetër banor.
 
“Fëmijët i kemi hequr nga shkolla sepse pa punë, jemi për një kore bukë. Fëmijët i kemi dërguar në Maqedoni”, shprehu një nga gratë e fshatit.
 
Një problem shumë i madh  për banorët mbetën edhe ujerat e zeza të cilat kanë pushtuar gjithë fshatin. Ndërsa kryetari i fshatit  Okshatinë  shprehet se pas viteve 90 ky fshat nuk ka parë asnjë investim nga shteti.
 
“Probleme në fshat kemi pasur që në vitin 1990 dhe vazhdojmë të kemi, por na ka premtuar bashkia që do rregullojë rrugën dhe ujërat e zeza që janë mbi tokë”, deklaroi Shefki Dumani, kryetar i fshatit.
 
Ndërkohë fshati Okshatinë në kohë zgjedhjesh është mjaft i frekuentuar nga të gjithë, por sapo mbarojnë votimet, si gjithmonë ai mbetet në harresë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit