Sipas informacioneve nga vendngjarja, mësohet se minatorit i ka plasur një sasi dinamiti në duar, shpërthim i cili i ka shkaktuar plagë të rënda. 55-vjeçari u transportua menjëherë dretj spitalit Ushtarak të Tiranës, prej nga mësohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike për jetën.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti.
Vetëm një javë më parë (më 30 tetor) dy minatorë humbën jetën në minierën e Martaneshit gjatë kohës që punonin. Ata u zunë poshtë nga një masi gurësh, ku Vebi Stafa 58 vjeç ndërroi jetë teksa transportohej për në spitalin e Burrelit, ndërsa Ermal Elezi 25 vjeç, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Ndërkaq, më 30 gusht në minierën e Martaneshit, minatori Murat Kaceli humbi jetën ndërsa Abdullah Hoti u plagos rëndë, pasi u zunë poshtë nga një masiv dheu ndërsa po punonin në galeri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
