Në Bulqizë vijon aksioni për parndalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Ditën e sotme janë asgjësuar 330 rrënjë kanabis dhe është sekuestruar një Kallashnikov. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për kultivimin e drogës Sadik Fejza, 56 vjeç, banues në fshatin Val.

56-vjeçari e kishte kishte mbjellur drogën në tre parcela në afërsi të banesës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë e cila do të hetojë Sadik Fejzën për veprat penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" dhe " Prodhimit dhe Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com