BULQIZE – Loja me letra ka përfunduar në sherr e më pas nxjerrjen e armës nga brezi. Një i ri nga Bulqiza ka humbur sot jetën pasi është qëlluar për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit Shupenzë të Bulqizës, ku viktima po luante me letra me katër moshatarë të tij. Një grindje e nisur nga loja ka degraduar deri në përdorimin e armës që i mori jetën viktimës, i identifikuar si Shukri Gjata. Ai ka humbur jetën ndërsa po transportohej për në spitalin e Peshkopisë.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë Dritan Uka, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Dy personat e tjerë të grupit janë shoqëruar në komisariatin e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(im/shqiptarja.com)