BULQIZË- Në shkollën "Shefqet Tançi" në lagjen e re të Bulqizës, kanë rezultuat pozitiv me koronavirus 5 mësues.

Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.

Ndonëse në shkollën "Shefqet Tançi" janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje. Burime jo zyrtare thanë se bashkëshorti i njërës prej mësuesve në këtë shkollë vijon të shkoj në punë.