Arrestohet në flagrancë me 500 kilogram eksploziv. Policia e Bulqizës ka vënë në pranga shtetasin Sabah Tolja, 36 vjec.

Arrestimi i tij është kryer në flagrancë, në dalje të qytetit të Bulqizës, ndërsa udhëtonte drejt vendit të njohur si Zona

D, ku shfrytëzohet minerali i kromit.

Lënda eksplozive u gjet nga uniformat blu në automjetin tip benz që drejtohej nga 36 vjecari me targa TR 4304 S.

Vetë i arrestuari ka pranuar se po shkonte drejt zonës D, por nuk dihet asnjë detaj tjetër se përse po transportonte një sasi aq të madhe eksplozivi.

(j.d/shqiptarja.com)