BULQIZE- Aksidentohet me motor një çift të rinjsh rreth orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë. Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë për në spital ku dhe po marrin mjekimin e duhur.

Si pasojë e aksidentit vajza, identiteti i së cilës nuk dihet ende, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Motori me të cilin udhëtonte çifti u përplas me një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivet e policisë. 


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)