Plagoset minatori në minierën e Bulqizës! 45- vjeçari dërgohet drejt traumës në Tiranë

Një minator është plagosur sot në minierën e Bulqizës.

Sipas policisë, minatori Vahid Neziri, 45- vjeç, me detyrë vagonist mësohet se po dërgohet për mjekim të specializuar drejt traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi  Vahid Neziri me detyrë vagonist në minierë.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Aksidentet në galeritë private të kromit janë të shpeshta në Bulqizë dhe institucionet duket se nuk ushtrojne kontrolle ndaj subjekteve minerare.

Në një afat të shkurtër kohor kanë gjetur vdekjen dy minatory në Bulqizë dhe Martanesh, të qarkut Dibër.

Më 2 qershor 2024 humbi jetën minatori 60-vjecar, Zini Murati. Atë e zuri poshtë masivi i kromit, ngjashëm me aksidentin e sotëm. Viktima ishte i punësuar në kompanisë “Çupi Grup”, drejtuar nga Arben Çupi, i cili është kryetar i Këshillit Bashkiak në Bulqizë nga radhët e Partisë Socialiste.

Ndërsa më 21 Maj 2024 Armond Peshku,  29 vjeç humbi jetën në minierën e Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor. Kolegu i tij Hajdar Bala, 40 vjeç mbeti i plagosur.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën