Ka rinisur mësimi në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë, ku rreth një javë më parë u asfiksuan rreth 60 nxënës. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar, ku të rinjtë u asfiksuan nga tymi që kishte shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t’u përdorur për ngrohje.
Policia sqaroi se shkak i ngjarjes ka qenë oxhaku i mbyllur, i cili ka bërë që tymi të përhapej në ambientet e shkollës, duke shkaktuar dëmtimin e shumë nxënësve. Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spital pas ngjarjes, ndërsa u ndërpre mësimi për disa ditë, për të rifilluar sërish ditën e sotme.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com