Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi para një viti dhunoi fizikisht një 51-vjeçar në Bulqizë.
Dritan Tançi i cilli ishte shpallur në kërkim prej një viti gjithashtu i mori 51-vjeçarit makinën duke ia dëmtuar.
Ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kapën dhe ndaluan shtetasin:
D.T., 28 vjeç, banues në Bulqizë,
i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ka dhunuar fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar.
Gjithashtu, Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat e lartpërmendura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente










