BULQIZË- Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht si pasojë e rrjedhjes së një bombole gazi gjatë gatimit.
 
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çereneç i Sipërm, ndërsa banesa e djegur është e kryeplakut të fshatit, Fisnik Çami.
 
Në momentin e rënies së zjarri brenda në banesë ishin 6 persona, por kanë pësuar lëndime të lehta, pasi dolën me shpejtësi nga banesa.
 
Pavarësisht tentativës së familjes dhe fqinjëve banesa është djegur plotësisht.



dy.b/shqiptarja.com